Luiz Ejlli jep lajmin e shumëpritur, ja çfarë paralajmëron këngëtari

Pesëmbëdhjetë vite më parë, Luíz Ejlli solli një nga interpretimet e tij më të ndjera, duke bashkëpunuar me Juliana Pashën në këngën “Sa e shite zemrën”.

E kënduar në skenën e Kënga Magjike 2010, kjo baladë preku publikun, duke u pritur me duartrokitje dhe duke mbetur në kujtesën e shumë adhuruesve të muzikës shqiptare.

Krijimi mban vulën e kantautorit të njohur Pirro Çako, i cili njihet për aftësinë e tij për të sjellë këngë që mbeten gjatë në memorien kolektive.
Pas kaq vitesh, Luizi dhe Çako ishin sërish në studio, duke punuar për projekte të reja muzikore.
Ky rikthim i dy emrave të njohur të skenës shqiptare ka rritur pritshmëritë e publikut. Nëse balada e vitit 2010 u konsiderua një nga kulmet e repertorit të Luizit, bashkëpunimet e reja me Çakon pritet të sjellin të njëjtin intensitet ndjenjash dhe art të përjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *