đŸ˜± “MĂ« kĂ«rcĂ«noi se do mĂ« hidhte nga dritarja!” – Aktorja e njohur trondit me rrĂ«fimin pĂ«r ish-bashkĂ«shortin e dhunshĂ«m!

Ajo pretendon se ai e goditi me dhunë në fytyrë dhe kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste


Aktorja e njohur, Denise Richards dëshmoi së fundmi kundër ish-bashkëshortit të saj, Aaron Phypers. Dy ish-bashkëshortët morën pjesë në një seancë dëgjimore në lidhje me një urdhër të përkohshëm kufizues që mori Richards. Ndërsa dëshmoi në gjykatë, Richards përmendi abuzimin e dyshuar në martesë.

Ajo pretendoi se Phypers shpesh e kĂ«rcĂ«nonte se do ta hidhte nga dritarja dhe ballkoni i hotelit dhe me lot nĂ« sy deklaroi: “Ai gati sa nuk mĂ« vrau”.

Richards shpjegoi gjithashtu se çfarĂ« çoi nĂ« ndarjen e tyre, kur i kĂ«rkoi Phypers tĂ« largohej nga shtĂ«pia e tyre. “Ai u zemĂ«rua shumĂ« me mua, ishte i paqĂ«ndrueshĂ«m. NĂ« atĂ« kohĂ«, sapo isha shĂ«ruar nga njĂ« lifting i plotĂ« i fytyrĂ«s dhe ende kisha qepje pas veshĂ«ve. Ai mĂ« kapi pĂ«r krahĂ«sh, mĂ« bĂ«rtiti dhe mĂ« ofendoi, duke mĂ« quajtur ‘mashtruese dhe gĂ«njeshtare’”, tha ajo.

Denise thekson se Phypers mohoi ta ketë goditur. Pas kësaj, Richards përshkruan disa incidente dhe goditje të tjera. Ajo pretendon se ai e goditi me dhunë në fytyrë dhe kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste. Më vonë pretendoi se Richards e kishte tradhtuar dhe se kishte gjetur mesazhe në telefonin e saj që tregonin tradhtinë e supozuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *