Nicole Kidman ka folur për herë të parë pas ndarjes nga muzikanti Keith Urban, duke zbuluar se moda është bërë një formë “armature” për të në këtë periudhë të ndjeshme të jetës.
Aktorja 58-vjeçare, e cila u nda nga bashkëshorti pas 19 vitesh martesë, rrëfeu për Vogue se veshja dhe stili i saj personal i shërbejnë si një mënyrë për të ruajtur forcën dhe për të shprehur emocionet e brendshme.
“Ndonjëherë moda është armaturë, ndonjëherë është lozonjare, ndonjëherë është seksi. Varet nga humori im”, tha në një intervistë.
Kidman shtoi se për të, moda është një “jetë artistike paralele”, një mënyrë për të krijuar art përmes vetes, përtej kinemasë dhe roleve që luan në ekran.
Ajo theksoi se gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë me stilin dhe elegancën, duke ruajtur një balancë mes klasikës dhe guximit, siç kishte treguar edhe më herët për The Hollywood Reporter.
Por pavarësisht paraqitjeve të qeta, shenjat e problemeve martesore kishin nisur prej kohësh.











Leave a Reply