Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka zbuluar të vërtetën pas videos virale ku shfaqej duke u përqafuar me reperin Stresi, duke lënë të kuptohet se prapa këtij veprimi nuk kemi të bëjmë me një miqësi.
Gjatë kohës që Joz Marku ishte në “BBVA”, ai u përball me kritika dhe ofendime të rënda, veçanërisht pas përplasjeve me banorë të tjerë si Gjesti. Në atë kohë, mes personave që reaguan ashpër ishte edhe reperi Stresi.
Disa javë pas daljes, Jozi tronditi rrjetin me një video, ku shfaqej me Stresin ndërsa i kërkonte atij ta puthte.
I pyetur në emisionin “Kosovë Show” se cila ishte e vërteta e asaj videoje, Jozi hodhi poshtë idenë e miqësisë së thjeshtë, duke theksuar se kishte një lloj sqarimi: “Djali është artist, është djalë i mirë, i shtëpisë së mirë. Patjetër si çdo njeri gabon, por nuk është mirë me gabu me mu.”
Kur u pyet për kuptimin e shprehjes “Çfarë i bie kjo nuk është mirë me gabu me mu?”, Jozi u përgjigj: “Do e marrësh hakun tënd, si për mirë si për keq. Nuk është kjo vetëm për keq.”
Jozi mohoi një bashkëpunim artistik me reperin, duke nënkuptuar se ajo ishte një situatë e krijuar për të vënë në vend drejtësinë, pasi ai “nuk i harron gjërat”.
Ai shtoi se “Këta pseudoartista që kanë marrë guximin me qitë atë imazhin e vet herët a vonë me ato dënimet përballet. Do ketë një farë sqarimi!”.
Më tej, Jozi theksoi se do të takohet dhe do të “sqarohet” me këdo që hodhi baltë mbi imazhin e tij gjatë kohës që ai ishte në shtëpinë e “BBVA”.











Leave a Reply