Ish-gjyqtari i njohur shqiptar, Lorenc Jemini, ka befasuar publikun duke e mbajtur premtimin e tij të bërë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke u zhveshur live në studio pas golit të shënuar nga Rei Manaj.
Para nisjes së ndeshjes, Jemini premtoi publikisht se nëse Shqipëria do ta mposhtte Serbinë, ai do të zhvishej në emision, duke thënë: “Nëse përfundon me atë rezultat, do të zhvishem në studio. […] Nëse rezultati është edhe më bindës, mund të heq qafe gjithçka.”
Ai u shpreh se dëshironte një fitore minimale 0-1, duke theksuar se fliste si tifoz: “Dua që të fitojmë 1:0.”
Pasi Rei Manaj shënoi golin e epërsisë 0-1 për Shqipërinë në pjesën e parë, dhe ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Jemini e mbajti fjalën e tij. Ai u zhvesh live gjatë komentit në Top Albania Radio, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe të forta në studio dhe në rrjet.
Veprimi i ish-gjyqtarit, i nxitur nga emocionet e golit dhe premtimi i dhënë, tregon qartë entuziazmin e zjarrtë që ka përfshirë publikun shqiptar pas golit të Kombëtares në një ndeshje me kaq shumë peshë.











Leave a Reply