Moderatorja dhe influencerja e njohur, Kiara Tito, së fundmi ka zhvilluar një sesion pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram.
Ndër pyetjet që mori, një ndjekës e pyeti se si ndihet kur njerëzit flasin negativisht për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin.
Në pyetjen: “Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, fjalët më negative, e si ndjehet ai?”, Kiara u përgjigj me qetësi dhe maturi, duke dhënë një mesazh me peshë:
“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë per ndihmë, jo përgjigje.”
Moderatorja shtoi më tej se edhe Luizi nuk ndikohet nga komentet apo shpifjet që qarkullojnë në rrjetet sociale:
“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë pershtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.”
Me këtë reagim, Kiara përcolli një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në polemika apo komente negative, duke theksuar se ata zgjedhin të mos bien pre e negativitetit dhe të fokusohen në jetën e tyre.

Aktualisht, Kiara Tito drejton emisionin e njohur të humorit “Portokalli” në Top Channel, ku po shfaqet më e sigurt dhe më e pjekur se kurrë.











Leave a Reply