Ndjekësi e kritikon për imazhin, Kiara Tito përgjigjet: “Nuk kam ndryshuar që prej 2018-s”

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Kiara Tito, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur hapur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Pyetjet dhe komentet nga fansat ishin nga më të ndryshmet, por nuk munguan edhe vërejtjet për mënyrën se si ajo menaxhon imazhin e saj në rrjetet sociale.

Një prej ndjekësve e kritikoi Kiarën duke i shkruar:

“Ky insta personazh i ri që do të krijosh si sexi nuk i pëlqen Luizit fare, as ty nuk të shkon.”

Por moderatorja nuk e la pa përgjigje dhe reagoi menjëherë me tone të qarta, duke theksuar se nuk ka krijuar asnjë “personazh të ri”:

“Personazh i ri? Unë kështu kam qenë që prej vitit 2018-s, nuk kam pse ‘krijoj’ asgjë të re. Kjo jam unë, gjithashtu të sugjeroj të hapësh ‘Style Star show 2020–2022’ dhe do e kuptosh që asgjë s’ka ndryshuar. Jam thjesht një vit e gjysmë post partum.”

Në vijim të reagimit të saj, Kiara shtoi se moda ka qenë gjithmonë pasion i saj, dhe stili i postimeve është pjesë e natyrshme e identitetit personal e profesional:

“Kam një jetë që e dashuroj modën dhe jam gjithashtu në ndjekje të trendeve të fundit nga fashion weeks nëpër botë (nga ku gjej edhe frymëzim).”

Ky reagim ka marrë shumë komente nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan Kiarën për sinqeritetin dhe qartësinë në përgjigjet e saj.

Moderatorja, e cila pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania” është kthyer në një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar, vijon të mbajë një raport të ngushtë me publikun përmes rrjeteve sociale, ku shpeshherë nuk heziton të adresojë kritikat drejtpërdrejt. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *