Pas javësh të tëra me zëra, thashetheme dhe dyshime për një ndarje nga Leo, Lela Seferi ka vendosur më në fund të flasë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka shpërndarë në “Instagram” një mesazh të gjatë, ku rrëfen se si është ndjerë e keqkuptuar, e paragjykuar dhe si ka gjetur forcën për të ecur përpara.
Ajo tregon se që prej daljes nga spektakli, çdo veprim i saj është komentuar e analizuar në detaje. “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime, sikur të isha një personazh dhe jo një njeri.”–shkruan ajo.
Lela shprehet se kjo periudhë i ka mësuar të mos kërkojë më aprovimin apo mirëkuptimin e të tjerëve. “Kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”–thekson ajo.
Në vijim, ajo tregon se nuk e sheh veten si viktimë, por si një person që ka zgjedhur të mbajë dinjitetin dhe forcën përballë zhurmës së botës virtuale. Sipas saj, ndonjëherë heshtja është reagimi më i mençur.
“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër. Jam thjesht unë. Dua të ec përpara me dinjitet, me qetësi dhe me gjithë projektet që më presin.”-ka shkruar ajo.












Leave a Reply