Ish-banorja e BBVK tregon kujtimin special që mban nga fituesi i BBVAIsh-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka bërë përsëri ndjekësit e saj në Instagram kuriozë me një detaj shumë personal që e lidh me ish-të dashurin e saj, Gjestin, fituesin e BBVA.
Përmes disa fotove të postuara në llogarinë e saj, Xheneta ka zbuluar një kujtim të veçantë: nofkën “Xhenki”, të cilën Gjesti ia kishte vendosur dhe që e këndonte madje edhe në një nga këngët e tij.
Modelja ka vendosur të mbajë këtë detaj gjithmonë me vete, duke e futur në mbështjellësen e telefonit si një kujtim të veçantë.
Në postim, ajo shkroi thjesht:
“Ndalu dhe shiko”
Një kujtim i veçantë nga BBVAKy detaj i vogël duket se ka një rëndësi sentimentale për Xhenetën, duke treguar se lidhjet dhe momentet e veçanta brenda shtëpisë më të famshme nuk harrohen lehtë.

Leave a Reply