Besa ndan foton e parë me bashkëshortin.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë javën e kaluar në një ceremoni private, ku kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin, Tedin.

Pas ditëve të mbushura me emocione e urime, sot Besa ka ndarë për herë të parë një foto pranë bashkëshortit të saj në “Instagram Story”.

Me një buzëqeshje të lumtur dhe pranë partnerit, këngëtarja duket se po shijon ditët e para të martesës.

Në një postim të bërë në Instagram Story, këngëtarja shihet pranë bashkëshortit, Tedit, por edhe kësaj here ka zgjedhur të mos zbulojë portretin e tij të plotë. Me sa duket, Besa vazhdon të ruajë privatësinë e marrëdhënies së saj, edhe pse martesa tashmë është konfirmuar publikisht.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *