Një nxënës 11-vjeçar në Florida u arrestua nga autoritetet pasi dyshohet se kishte shkruar një “listë vrasjesh” në bankën e tij në shkollë.
Zyra e Sherifit të Qarkut Volusia bëri me dije se djaloshi u arrestua me një akuzë për kërcënim ndaj nxënësve të tjerë në Shkollën e Mesme “Southwestern” në DeLand.
Sipas policisë, djaloshi e kishte bërë listën pasi ishte “i inatosur dhe po kalonte një ditë të keqe.”
Pamjet e nxënësit të shoqëruar me pranga u bënë publike, duke ndezur diskutime dhe shqetësime në komunitet.
Ky rast ka shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik amerikan, duke ngritur sërish pyetje mbi sigurinë në shkolla dhe shëndetin mendor të fëmijëve.
Leave a Reply