Me ndihmën e mijëra shqiptarëve zemërgjerë, tre fëmijët e Kreshnik Tomanit, babait që ndërroi jetë tragjikisht në kulmin e rinisë, morën një dhuratë që i ndryshoi jetën, një shtëpi të re.
Në një natë plot emocione dhe lot gëzimi në emisionin “Për Shqiptarët”, u përmbush amaneti i Kreshnikut, që fëmijët e tij të kishin një strehë të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.
Dy vajzat dhe djali i vogël, të veshur me bluza që mbanin portretin e babait u përqafuan me nënën, ndërsa publiku dhe ndjekësit e emisionit përjetuan një nga momentet më prekëse të sezonit.
Në studio, themeluesi i Fondacionit Firdeus, Elvis Naçi, shtypi butonin simbolik që shpalli dhurimin e shtëpisë, duke thënë vetëm një fjali: “Ta gëzoni shtëpinë tuaj të re.
Leave a Reply