A do të mbahet Big Brother Vip Albania këtë vit ? Zbuloni arsyen që po trondit gjithë rrjetin!

Një postim i bërë së fundmi nga TikTok-erja e njohur Genta Gjalpi ka hapur debate të mëdha mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.

Në videon e saj, Genta shfaqet e zhgënjyer dhe shkruan:

“Sa u mërzita që nuk ka Big Brother Albania sivjet 😢”

Ky postim ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale, ku mijëra komentues kanë reaguar me habi dhe zhgënjim.

Disa prej tyre shkruajnë:

“Jo, s’është e mundur, mezi po prisnim sezonin e ri!”

Ndërsa të tjerë thonë:

“Shumë mirë, mjaft me drama e debate çdo natë.”

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga producentët e spektaklit apo nga Top Channel, që transmeton formatin më të ndjekur televiziv në Shqipëri.

Faqet zyrtare të “Big Brother VIP Albania” nuk kanë publikuar ende asnjë njoftim lidhur me anulimin apo shtyrjen e edicionit të ri.

Kujtojmë se “Big Brother VIP Albania” është programi me audiencën më të madhe në vend, i ndjekur nga miliona shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.

Në rrjete sociale, fansat po shpresojnë që kjo të jetë vetëm një keqkuptim dhe që edicioni i ri të nisë, si zakonisht, në fillim të vitit të ardhshëm.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *