Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e birë.

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku një aksident automobilistik i ka marrë jetën dy personave të së njëjtës familje.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, kur automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 32-vjeçari Valentin Bluda., i cili doli nga rruga dhe u përplas me një strukturë reklamuese anës rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit dhe babai i tij 76-vjeçar, Nikollë Bluda., i cili ndodhej në automjet si pasagjer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtësia mund të kenë qenë faktorë ndikues.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje, veçanërisht në akset interurbane.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *