Bora Zemani, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ka ndarë me publikun një episod sa komik aq edhe të sikletshëm që i ka ndodhur me kunatin e saj, Romeo Veshaj.
Gjatë intervistës, Rudina Dembacaj e pyeti Borën nëse i kishte ndodhur ndonjëherë të ngatërronte partnerin e saj, Donaldin, me vëllain e tij binjak, Romeon.
Bora u shpreh se fizikisht nuk i ka ngatërruar kurrë pasi i duken shumë të ndryshëm, por zbuloi një rast kur ngatërroi zërin në telefon, gjë që çoi pothuajse në një debat të ashpër.
Duke treguar momentin, Bora tha: “Kam marrë në telefon Donaldin i cili e kishte harruar mesa duket diku dhe më hap telefonin Romeo. Unë flas normalisht fare ‘ku je, ça po bën?’ dhe më tha ‘ça të duhet ty’. ‘Si ç’më duhet mua, je mirë, ça po thua?’, i thashë. ‘Ik moj mos më merr mua më në telefon’, më tha. Ua më ra bomba dhe fiku telefonin.”
Situata u tensionua për pak sekonda, pasi moderatorja mendoi se po fliste me partnerin e saj. “Më mbylli telefonin dhe e mora prapë. Unë isha gati për një sherr të madh ‘kujt i flet ti kështu’ e ai qeshte nga krahu tjetër ‘jam Romeo, prit se tani ai…,” përfundoi ajo.
Ky rrëfim shkaktoi të qeshura në studio, duke treguar natyrën e shakave që karakterizon raportin mes Borës dhe vëllezërve Veshaj.