Një ngjarje befasuese : Elijona pyet Limin “Si u ndjeve që të la dikush?”, ky i fundit i prerë me përgjigjen

Një dinamikë interesante ka ndodhur sot në BBVK, sidomos pas hyrjes së re të, banorit, Lim Hoti, njëherësh edhe ish partneri i Alba Pollozhanit.

Teksa ndodheshin në tavolinën e ngrënies, Elijona i drejtoi atij një pyetje, e cila siç duket kishte të bënte me Albën.

“Si u ndjeve ti pasi të la dikush, e përfundoi lidhjen me ty në televizor”, e pyeti Elijona, duke iu referuar deklaratës publike të Albës, bërë para disa javësh, kur ajo përfundimisht i dha fund edhe asaj pak shprese për vazhdimin e relacionit me partnerin misterioz që i dhuroi Stichin.

Megjithatë, Limi u përgjigj i prerë ndaj pyetjes së papritur të Elijonës.

“Mua s’më ka lënë kërkush, se di se si e ke marrë ti”, iu përgjigj Limi.

E gjithë kjo bisedë u zhvillua në prani të banorëve të tjerë, ku e pranishme ishte edhe Alba, e cila më pas reagoi e nevrikosur.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *