Armir Shahini po kritikohet që nga fillimi i këtij Big Brother-i për raportin me Selin Bollatin.
Kjo pasi ata po flinin me një krevat së bashku si pjesë e një sfide e më pas duket se kjo ka marrë kahje tjetër.
Tani banorët i kanë hedhur akuza pasi është i martuar jashtë e ka fëmijë.
“Mili, mili, të dua shumë. Kur shtrihet Selin e kap nga flokët, nga shpatullat. Je 46 vjeç është 23. Bie në dashuri burri 46-vjeç”, iu drejtua Keijsi në një moment.
“Po bën gabim, nga qafa s’më kap njeri. Me mua avash”, reagoi Selin në anën tjetër si e përfshirë në këtë histori.
“Shiko çfarë po bën këtu brenda. Del e bën deklarata jam burrë i martuar e tani pst pst. Turp të të vij. Burri i martuar të bëj këto skena në mes të Big Brotherit”, i tha Flori.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të vazhdojë kjo histori mes tyre. /Telegrafi/