Momenti më i dhimbshëm i varrimit, Gjesti e ngushëllon duke e puthur motrën e tij Blerinën për vdekjen e vëllait

Dje në Pavlan është varrosur Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

 

Ceremonia mortore u mbajt me një pjesëmarrje të madhe të familjarëve, miqve dhe të afërmve që u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut, shkruan “Kosovarja.”

 

Siç shihej nga pjesëmarrja e gjerë, drejt Pavlanit kishin udhëtuar shumë njerëz, të prekur nga kjo humbje e rëndë.

 

Atmosfera ishte e mbushur me dhimbje e pikëllim, ndërsa familja Kelmendi mori ngushëllime nga të gjithë të pranishmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *