Moderatorja e njohur Albana Osmani ka reaguar ashpër ndaj projektligjit të ri që, sipas raportimeve, parashikon që qytetarët në Shqipëri të deklarojnë gjininë që dëshirojnë.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ajo u shpreh se nuk mund të pranojë një Evropë ku fëmijët dhe të rinjtë “shtyhen të identifikohen me diçka që nuk është pjesë e natyrës së tyre njerëzore”, duke e cilësuar këtë si deformim të thelbit të qenies njerëzore.
Osmani shtoi se ky projektligj “u heq çdo kuptim nënës dhe babait, themeleve të familjes dhe vazhdimësisë së shoqërisë”, ndërsa theksoi se askush nuk ka pyetur popullin për këtë çështje.
“Jo vetëm që nuk do ta votoja, por kurrë nuk do ta pranoja”, shkroi ajo, duke e cilësuar një axhendë të imponuar dhe të rrezikshme për të ardhmen e vendit.
Leave a Reply