Bëri burg pasi përndoqi Rozana Radin, 28-vjeçari lirohet dhe ja çfarë bëri këtë herë

Një 28-vjeçar nga Tirana, i liruar rreth një vit më parë pasi vuajti dënimin për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi, është rikthyer sërish në qeli.

Këtë herë, ai akuzohet për përndjekjen e një juristeje të burgut “Jordan Misja” në Tiranë.

Sipas kallëzimit, e reja është “terrorizuar” nga qindra mesazhe në Instagram, të dërguara nga profile të rreme me emra anonimë, ku përveç pyetjeve ngacmuese i dërgoheshin edhe emoji me thika dhe bomba.

Përpjekjet e saj për t’i bllokuar adresat rezultuan të kota, pasi dërguesi hapte llog

ari të reja dhe vazhdonte komunikimet.

Hetimet zbuluan se pas këtyre profileve dyshohej se fshihej Egzon T., i njëjti person që më herët ishte dënuar për rastin e Rozana Radit.

Sipas juristes, dyshimet u përforcuan kur i riu i dërgoi një foto të fletës së lirimit nga burgu, me datën 19 qershor 2024.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa i akuzuari gjatë seancës mohoi gjithçka, duke pretenduar se nuk e njihte kallëzuesen dhe se nuk kishte telefon. Çështja mbetet në hetim.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *