Big Brother VIP Kosova 4 do të nisë së shpejti në ekranin e Klan Kosova.Për këtë, në studion e “Kosova today” diskutuan ish-banorët e këtij spektakli.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Mbresa Hajrullahu pati disa këshilla për të gjithë banorët e rinj të cilët do të futen së shpejti në shtëpinë më të madhe në vend.
Ajo tha se personazhet duhet të jenë vetvetja sepse vetëm kështu, fiton dashurinë e publikut.
Ndërkaq Xuxi, ish-finalisti i Big Brother VIP 3 tha se sipas asaj që ka kuptuar nga një moderator i njohur, edicioni i ri nis më 31 tetor. Theksojmë se për datën nuk ka ende asnjë detaj.
Edhe Blero tha se ka zbuluar një banor pasi kaloi kohë me të gjatë një vikendi në Zvicër.
“Isha në Zvicër në vikend dhe kam qëndruar me njërin prej banorëve i cili do të futet brenda. Di të them që ai person që do të futet është një karakter i jashtëzakonshëm dhe ka shumë për të dhënë brenda”, u shpreh këngëtari.
Në fund, Gresa, poashtu ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, deklaroi se ka zbuluar 7 emra të banorëve të rinj të cilët sipas saj, kanë nënshkruar tashmë kontratat dhe pritet të futen brenda shtëpisë së Bigut.
“I njoh 7 banorë që do të futen brenda. Vitin e kaluar i mora vesh të gjithë, nuk e di si më vijnë informacionet, por shpejt më vijnë, 7 e kanë nënshkruar kontratën dhe e di cilët janë”.
Sipas saj, me zbulimin e këtyre emrave, edicioni sivjet do t’i thyejë të gjitha shikueshmëritë e mundshme.
Rreth edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova nuk ka ende detaje rreth datës dhe shtëpisë brenda të cilës është duke u punuar.











Leave a Reply