Çfarë tha Sara Hoxha kur u pyet për lidhjen e Ledrit me Xhensilën? Reagimi i saj bëhet viral

Sara Hoxha ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë publikisht mbi marrëdhënien me reperin Ledri Vula, pas ndarjes së tyre. Në një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se pavarësisht fundin të lidhjes, marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e shëndetshme në aspektin prindëror.

“Marrëdhënia me Ledrin është mirë. Një marrëdhënie prindërore, ku gjëja më e rëndësishme është Poi dhe që ajo të ndihet e dashur edhe e mbështetur. Mendoj që deri tani ia kemi dalë,” – u shpreh Sara.

E pyetur lidhur me zërat e fundit që përflasin një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Sara vendosi të mos komentojë. Ajo tha se raporti i saj me ish-partnerin lidhet vetëm me rritjen e vajzës së tyre Poi, duke shtuar:

“Ledri ka të drejtën të jetë i lumtur dhe unë ia uroj këtë gjë.”

Deklarata e saj ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime për marrëdhënien e dyshes dhe të ardhmen e tyre pas ndarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *