Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shtetin Uttar Pradesh të Indisë, ku një foshnjë vetëm 20 ditëshe është gjetur e groposur për së gjalli, në një zonë rurale të distriktit Shahjahanpur.
Dyshohet se e mitura është braktisur nga e ëma, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në vijim.
Një rast i tillë ndodhi vetëm një ditë më parë, kur ish-kolegja e tij, Erjola Doci, e etiketoi në një InstaStory me shprehjen: “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.”
Postimi i ripublikuar nga Jemini shkaktoi reagime të forta – jo vetëm nga bashkëshortja e tij, por edhe nga ndjekësit në Instagram.
“Gruaja u bë xheloze, ndërkohë që edhe ndjekësit më thoshin: ‘Si ka mundësi që e nxjerr këtë ti?’”, u shpreh ai.
Jemini foli edhe për dinamikat në çift, duke theksuar se marrëdhënia kërkon durim dhe mirëkuptim:
“Njëri punon më shumë, tjetri më pak; njëri fiton më shumë, tjetri më pak. Ne nuk duhet ta lëmë partnerin të na ikë, por ta marrim prej dore dhe ta kthejmë në krahun tonë.”
Duke bërë humor, ai përshkroi edhe momentet kur tensioni në familje ndikon te atmosfera e gjithë shtëpisë:
“Ndonjëherë e shoh bashkëshorten në mëngjes që është furtunë, ndërkohë që në darkë ishim mirë. Kur nxehet ajo, edhe gocat më pyesin: ‘Babi, je zënë me mamin?’, sepse kur është ajo e mërzitur, shtëpia kthehet në furtunë.”
Leave a Reply