Përmes një përgjigjeje në Instagram, ajo u ndal tek komentet që e cilësonin si një prej personazheve më të ashpra e më të debatueshme të spektaklit.
Një ndjekës i shkruajti se “jashtë shtëpisë duket një vajzë goxha e ëmbël, por pse brenda zgjodhi të portretizonte një personazh të urryer?”.
“Një grua pa mbështetje duhet të jetë shkëmb”
“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer.”
Aktorja theksoi se gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVA, vendosi të ishte e sinqertë dhe pa maska, pavarësisht kritikave.
“Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhame.”
“Nuk isha e urryer, thjesht prisha disa fasada”
Ndër të tjera, ajo shtoi se imazhi i saj nuk ishte ai i një personazhi të urryer, por më shumë i dikujt që sfidoi fasadat e spektaklit.
“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”
Fituesja e parë grua në BBVA
Me triumfin e saj, Egla Ceno hyri në histori si gruaja e parë që ka fituar “Big Brother VIP Albania”. Para saj, fitues ishin: Ilir Shaqiri (ed. 1) dhe Luiz Ejlli (ed. 2).
Ndërsa në edicionin e katërt, trofeu shkoi për Gjesti.
Egla mbetet një ndër figurat më të diskutueshme të reality show-t, e cila edhe pas daljes vijon të tërheqë vëmendjen me deklaratat dhe qëndrimet e saj pa komplekse. /GazetaExpress/











Leave a Reply