Pas një mungese në ekran me projekte të reja, producenti Turjan Hysko po rikthehet me një format që ka ngjallur shumë kureshtje. “Kazerma” do të jetë një film reality show, të cilin Turi e ka prezantuar me bindjen se “do të ndryshojë rregullat e lojës”.
Çdo ditë është një betejë për mbijetesë! Një çmim 200 mijë euro, VETËM NJË FITUES”, thuhet mes tjerash në faqen e filmit.
Por surprizat nuk ndalen me kaq.
Opinionisti Anaid Kaloti ka ndarë një detaj interesant nga ky projekt, duke treguar se është emocionuar kur ka parë skenarin dhe duke zbuluar se pjesë e filmit do të jetë edhe influencuesja më e komentuar e momentit, Hatit.
Leave a Reply