Ditën e sotme Ilir Vrenozi ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live. Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.
“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.
Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha ai.
“Jam i lodhur. Kam probleme nga pesha… nuk e mbaj mend njëherë çfarë dite është. Ora sa është? Më në fund e di sa është ora. Nuk jam ndjerë mirë, sepse kam dhe këmbët të enjtura, me dhimbje. Nuk e përballoja dot më, më rëndoi akuariumi. Kisha hallin e shëndetit. Banorët qanë të gjithë sepse më kanë dashur. Por do e vuaj largimin”- shtoi ai.