Inc*sti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!

Në këtë puntatë të parë të sezonit të ri, “Shihemi në Gjyq” sjell konfliktin mes motrave, Fatmës e Shpresës. Ato vijnë nga një familje me pesë vajza, por Fatma akuzon Shpresën se ka marrë pasurinë që duhet ndarë mes tyre.

Shpresa thotë se e ka blerë këtë pasuri dhe nuk ka arsye që ta kthejë. Ndërsa merr fjalën, nisin të dalin në dritë sekrete të errëta: babai i vajzave, Rushiti, ka një djalë me vajzën e hallës. Ajo ia ka blerë të atit pronën, i cili i ka përdorur paratë për të shlyer borxhet e të birit.

Shpresa: Ne jemi një familje prej pesë motrash dhe babi ka një djalë incest me gocën e hallës së vet. Kjo është e vërteta. Prona që kjo motra ime e dashur sot po më kërkon, unë ia kam blerë babait tim sepse babai im donte t’ia shiste dikujt tjetër për të larë borxhet e djalit të tij.

Fatma: Tirana ka dyqane plot, pse duhet të blesh pronën që na takon?

Eni Çobani: Edhe njëherë, se kjo ishte shumë e rëndë dhe deklaratë që besoj, secili që e dëgjoi, duket akoma s’e ka kuptuar. Pra, prindërit tuaj, nga martesa e tyre, ju kanë vetëm juve pesë vajzat apo jo?


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *