Mesazh i fortë nga ish-banorja e BBV për kandidatin Flor Binaj: “Tirana meriton dikë që e do me shpirt”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa në një postim në Instagram thotë se do të votojë për kandidatin Florjan Binaj në zgjedhjet lokale të 9 majit në Tiranë duke dhënë edhe arsyet përse.

“Zakonisht nuk flas për politikë. Kur bëhet fjalë për kandidimin e Flor Binajt nuk mund të hesht. Mungesa e njerëzve si ai në politikë ka bërë që shumë njerëz që duan t’i jenë larg politikës. Flori ka treguar dhe lufton gjithmonë për atë që beson pa marrë parasysh kostot personale. Ai nuk është produkt i asnjë partie politike. Ai ka fituar respektin me punën dhe suksesin e tij. Tiranës i duhet dikush që e do atë, jo dikush që e sheh si shkallë për suksesin e radhës. Unë tashmë besoj te ky kandidat”, thotë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *