“Momentin që më the se je nga Malisheva…” – Konkurrentja e ‘Përputhen’ e refuzon keq Indritin nga Kosova

Konkurrentja e “Për’Puthen”, Marsiela, ka ndezur debat të madh në studio dhe rrjetet sociale me deklaratat e saj për Indritin, djalin nga Malisheva.

 

Gjatë një bisede me konkurrentin Indrit, i cili vjen nga ky qytet, Marsiela tha hapur se nuk mund të përshtatet me të si karakter, duke e argumentuar këtë me origjinën e tij:

“Ne nuk përshtatemi si karakter sepse ti vjen nga Malisheva. Është një vend me mentalitet të mbyllur, ndërsa unë jam një vajzë me tatuazhe që nuk përshtatem për atë vend,” – u shpreh ajo.

Marsiela shtoi se njeh mirë Kosovën dhe rrethinat e saj, dhe se ka plot miq nga këto zona. Megjithatë, sipas saj, mënyra e jetesës dhe mentaliteti i Malishevës nuk përputhen me stilin e saj të hapur.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të forta. Shumë ndjekës e kanë konsideruar komentin paragjykues dhe ofendues ndaj qytetit të Malishevës, ndërsa të tjerë e kanë parë si një mendim personal që tregon hapur standardet e saj për zgjedhjen e një partneri. /Prive By Liberta Spahiu9⁹


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *