Pas bullizmit në BBVK 4, reagon Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë, ku po shkon ky vend që e organizon këtë vit pas viti
Pas bullizmit në BBVK 4, reagon Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë, ku po shkon ky vend që e organizon këtë vit pas viti
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena dhe Alba Pollozhani, teksa intimidojnë dhe bullizojnë banoren më të re të shtëpisë, Elijona Binakajn.
Pamjet, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku, kanë vënë në qendër të diskutimit mënyrën si trajtohen pjesëmarrësit brenda formatit, sidomos rastet ku sjelljet agresive shihen si pjesë e “argëtimit”.
Dafina, e cila shpesh ka shprehur qëndrime të forta kundër dhunës dhe bullizimit, këtë herë u shpreh tejet e indinjuar. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”
