“Shok që në nisje: Valixhet e banorëve të Big Brother VIP Kosova përfundojnë në flakë!”

Këngëtari i ri nga Peja, Londrim Mekaj, i cili së fundmi iu bashkua edicionit të katërt të BBVK, mori menjëherë sfidën e parë të vendosur nga “Vëllai i Madh” përmes zinxhirit të shpëtimit.

Atij iu kërkua të pranonte një provë të vështirë: të digjte valixhet e banorëve të tjerë për të siguruar qëndrimin e tij në shtëpi dhe për t’u bërë zyrtarisht pjesë e formatit.

“E pranoj sfidën. Vendosa t’ua djeg valixhet që ta shpëtoj veten”, tha ai, teksa më pas u transmetuan edhe pamjet nga momenti i djegies së valixheve jashtë shtëpisë.

Pas kësaj, banorët u përballën edhe me nominimet, bashkë me Londrimin, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e reality show-t.

Ky mision shkaktoi reagime të forta dhe debate mes banorëve, pasi shumë prej tyre u shprehën të indinjuar duke thënë se një veprim i tillë ishte i papranueshëm, veçanërisht në nisje të spektaklit.

Në fund, Alaudini bëri të ditur se valixhet e djegura nuk përmbanin asnjë rrobë, duke shtuar një kthesë të papritur në gjithë situatën.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *