“Ta gëzoni shtëpinë tuaj të re” : 3 fëmijët e Kreshnikut që vdiq në aksident bëhen me shtëpi të re

Me ndihmën e mijëra shqiptarëve zemërgjerë, tre fëmijët e Kreshnik Tomanit, babait që ndërroi jetë tragjikisht në kulmin e rinisë, morën një dhuratë që i ndryshoi jetën, një shtëpi të re.

Në një natë plot emocione dhe lot gëzimi në emisionin “Për Shqiptarët”, u përmbush amaneti i Kreshnikut, që fëmijët e tij të kishin një strehë të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.

Dy vajzat dhe djali i vogël, të veshur me bluza që mbanin portretin e babait u përqafuan me nënën, ndërsa publiku dhe ndjekësit e emisionit përjetuan një nga momentet më prekëse të sezonit.

Në studio, themeluesi i Fondacionit Firdeus, Elvis Naçi, shtypi butonin simbolik që shpalli dhurimin e shtëpisë, duke thënë vetëm një fjali: “Ta gëzoni shtëpinë tuaj të re.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *