VIP-at shqiptarë reagojnë për tragjedinë e vëllait të Gjestit

Lajmi për aksidentin fatal në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka shkaktuar një valë tronditjeje dhe dhimbjeje në komunitetin artistik shqiptar.

Shumë personazhe të njohur kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi Gjestit dhe familjes së tij.

Njerëz publikë si ish-banorët e “Big Brother VIP”, kolegë të estradës dhe miq, kanë shprehur trishtimin e tyre të thellë:

Olta Gixhari: “Lajme kaq te zeza mos degjofsim kure. Ngushellime familjes Kelmendi Zoti JU dhente force ne kete tragjedi!! Jeta eshte e padrejte”
Juli Deda: “Ngushëllime familjes Kelmendi. Ngushëllime Gjestit per kete humbje te madhe. Zoti i forcoftë. Shpirti i tij u prehtë në paqe.”
Sara Hoxha: “Dhimbje e madhe. Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi!”
Egli Tako: “Më dhemb zemra… Doja shume te mos e lexoja kurre nje lajm te tille, e te mos e besoja. Zoti ju dhente force ta perballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq te madhe, e shpirti i te voglit tuaj pushoftë në paqe!”
Joz Marku: “Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju japë forcë për ta përballu dhimbjen.”
Livia Brunga: “Çdo fjalë është e tepërt, dhe çdo fjalë nuk mjafton. Më dhemb zemra përballë këtij lajmi.”

Rizart Hoxha: “Mendja dhe zemra janë me Gjestin dhe familjarët e tij. Zoti ju dhëntë forcë!”
Klajdi Musabelliu: “Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni këtë tragjedi.”
Aldo Marku: “S’ka fjalë që lehtësojnë këtë humbje… Zoti ju dhëntë forcë.”
Xheneta Fetahu: “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”.
Loredana Brati: “Zemra ësht tu më dhimbt mbas ktij lajmi tragjik. Ngushellime te sinqerta familjes se Gjestit! Zoti ju dhënt forcë për ta përballuar ktë sprovë kaq te madhe! U prehte n’paqe”
Ronaldo Sharka: “Zot, jepi forcë familjes”.
Ledion Liço: “I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe ëngjëlli juaj!”
Shqipe Hysenaj: “Jam e shokuar, nuk me ka mbetur asnje fjale. Me vjen shume keq dhe ALLAHU ju dhent Saber ( durim ) familjareve. Ngushellime familjes per humbjen e djalit te tyre”


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *