Zbulohet data e ‘BBVIP’: Ja kur nis spektakli më i madh!

Edicioni i katërt i reality show-t më të ndjekur në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”, pritet të nisë shumë shpejt.

Në një video live, moderatori i emisionit “Kosova Today”, Kron Sadiku, ka hedhur dritë mbi datën e mundshme të fillimit. “Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, qashtu po flitet,” u shpreh ai, duke ndezur menjëherë entuziazmin e fansave.

Megjithëse data nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni, deklarata e moderatorit ka krijuar pritshmëri të larta dhe fansat tashmë kanë filluar numërimin mbrapsht për nisjen e spektaklit.

Ky edicion pritet të sjellë risi në format dhe surpriza të mëdha për publikun që ka ndjekur me pasion tre sezonet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *