Loredana Brati ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të detajeve rreth puthjes së papritur me David Danon, duke e akuzuar atë se po përpiqet të marrë vëmendje dhe duke paralajmëruar se do t’i drejtohet autoriteteve ligjore nëse emri i saj lakohet sërish.
Ky reagim vjen pasi David Dano, qytetari i njohur për incidentin në Këshillin Bashkiak të Vlorës, deklaroi publikisht se puthja që i dha Loredanës ishte “instikt i brendshëm”, ndërkohë që ajo e cilësoi atë një fans.
Loredana Brati shpërtheu duke thënë: “Është hera e dytë që tentohet të njolloset emri dhe morali im padrejtësisht, dhe kjo situatë ka filluar të më lodhë.
Nuk do të doja kurrë të isha e detyruar të merresha me këto çështje, por këtë herë nuk më mbetet zgjidhje tjetër veçse të publikoj bisedat dhe provat përkatëse.”











Leave a Reply