Rokeri i njohur nga Ferizaj, Mentor Haziri, mund të jetë një nga emrat që do t’i bashkohet sezonit të katërt të spektaklit më të ndjekur televiziv në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”.
Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, artisti duket se po përgatitet për një rikthim në qendër të vëmendjes, këtë herë jo përmes këngëve, por përmes ekranit.
Haziri, i njohur për hitet si “Engjëll”, “Mundohem ta harroj” dhe “Diçka”, ka ndërtuar një identitet të veçantë muzikor, duke u dalluar me stilin e tij unik rock dhe energjinë karakteristike.
Tani ai duket gati të sfidojë vetveten në një fushë krejtësisht tjetër, duke përballuar kamerat 24 orë në ditë.
Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur për Telegrafin se edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë në fund të nëntorit, duke sjellë një kast të pasur me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe showbizit.
Nëse pjesëmarrja e Mentor Hazirit konfirmohet, pritet që hyrja e tij të sjellë një dinamikë të veçantë në shtëpi.
Me karakterin e tij rebel dhe karizmën që e ka shoqëruar gjithmonë, publiku mezi pret të shohë se si do të përshtatet Mentori me lojën, sfidat dhe rivalitetet që e karakterizojnë këtë format.











Leave a Reply