“Fero thyen heshtjen pas postimit të Arbenitës: Nina ndoqi zemrën, unë s’do ta bëja më kurrë!”

Arbenita Ismajli ka bërë edhe një herë mediat të flasin për të dhe historinë e përfunduar me Feron. Modelja bëri një postim, ku shihej me vajzën e saj Nina, të cilën e kishte çuar në një vend ku ndjenjat shpreheshin përmes letrave.

Sipas Arbenitës, Nina ende nuk di të lexojë dhe mesazhi që ajo vetë kishte përzgjedhur për të ishte paqësor: “Nina zgjodhi zemrën, jo fjalët e ashpra”, ishte postimi i saj, duke përforcuar atë që ajo ka aluduar gjithnjë: se ish-i i saj ishte një njeri i vrazhdë.

I menjëhershëm ishte reagimi i babait të Ninës, reperit Fero, i cili, pa përmendur emra, publikoi një thënie në Instagramin e tij: “I regret nothing but I am definitely aware of things I wouldn’t do again” (“Nuk pendohem për asgjë, por jam padyshim i vetëdijshëm për gjërat që nuk do t’i bëja sërish”).
Kjo shprehje në fakt mund të merret me lehtësi në dy kuptime: Nuk do të ishte më i vrazhdë dhe po kërkon një ribashkim? Apo ai kurrë nuk do të lidhej më me një si Arbenita….? Përgjigjen e di vetëm protagonisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *