Flokët ju janë djegur? Zbuloni trajtimet më të thjeshta që mund t’i bëni vetë në shtëpi!

Për të trajtuar flokët e djegur dhe majat dyshe, ne aplikojmë produkte të kujdesit për flokët por përmbajnë kimikate. Por ka disa metoda natyrale që ndihmojnë shumë për këtë problem. Procesi është i lehtë dhe produktet gjithashtu gjenden lehtësisht në shtëpi.

Qumësht dhe mjaltë

Përzieni mirë mjatin dhe qumështin. Aplikoni përzierjen në rrënje dhe përgjatë gjatësisë së flokëve. Lërëni për një orë dhe më pas lajini flokët me shampo.

Limon dhe qumësht kokosi

Ju duhet një gotë plot me qumësht kokosi dhe pak lëng limoni. I përzieni mirë dhe aplikojeni në flokët tuaj. Lëreni për gjysmë ore dhe më pas lani flokët me ujë normal.

Vaj ulliri dhe banane

Merrni një banane dhe shtypeni siç duhet. Shtoni pak vaj ulliri dhe përzieni mirë. Aplikojeni në flokë dhe lajini pas 1 ore.

Aloe vera dhe vaj ulliri

Aloe vera njihet për mrekullinë që bën për lëkurën dhe flokët. Merrni pak xhel të freskët të aloes dhe përziejeni me vaj ulliri. Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për një orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *