I riu dhunohet barbarisht me shufra hekuri nga disa djem

VLORË — Një video me pamje të rënda ka shkaktuar shqetësim publik, duke treguar një akt dhune ekstreme që ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit, ku një grup djemsh kanë goditur dhunshëm një të ri me shufra hekuri dhe mjete të tjera të forta.

Në video, viktima shihet duke u sulmuar nga disa drejtime. Pavarësisht përpjekjeve për t’u mbrojtur, ai bie pre e goditjeve të shumta. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por dëshmitari që dërgoi videon thotë se pas sulmit, i riu është transportuar drejt spitalit, i gjakosur dhe në gjendje të rëndë.

Autoritetet dhe Policia e Shtetit janë thirrur të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti dhune, i cili ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *