Në mbrëmjen e parë të sezonit të ri të “Portokallisë”, të gjithë sytë ishin te Kiara Tito — dhe me të drejtë!
Moderatorja u shfaq mahnitëse në skenë, me një fustan ngjyrë ari që vezullonte nën dritat e studios dhe nxirrte në pah hijeshinë e saj.
Por, përveç vëmendjes që mori në publik, një tjetër detaj bëri bujë në rrjete: reagimi i Luiz Ejllit.
Këngëtari nuk e fshehu dot krenarinë për bashkëshorten dhe postoi një foto të saj në Instagram, shoqëruar me një dedikim qëmenjëherë “shpërtheu” në komente:
“Edhe se është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prap falë teje TV rri xham.”- shkroi ai krahas fotos së Kiarës.












Leave a Reply