Dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të jepet vendimi përfundimtar ndaj tyre lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë verës së vitit 2024, kur Klea Prenga, 26 vjeçe, u plagos rëndë pas një konflikti fizik.Ngjarja, e cila pati tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe mediatike, ndodhi në muajin korrik të vitit të kaluar, kur mes vajzave shpërtheu një përplasje fizike që përfundoi me përdorim dhune dhe pasoja të rënda për njërën prej tyre.
Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, është kërkuar një dënim me 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Prokurori ka argumentuar se ajo ka pasur rol aktiv dhe të drejtpërdrejtë në plagosjen e Klea Prengës.
Për motrën tjetër, Antonela Berisha, prokuroria ka kërkuar 3 vite shërbim prove, një formë dënimi alternative që parashikon mbikëqyrje të të dënuarit pa vuajtje direkte të burgut. Edhe në këtë rast, nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të ulet në 2 vite prove.

Akuzat ndaj motrave: “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim
Të dyja motrat përballen me akuzën e rëndë të “plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, një vepër penale që dënohet me disa vite burgim sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Pas disa javësh kërkimi nga policia, Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në tetor të vitit 2024, duke vendosur t’i nënshtrohen hetimit nën masa sigurie më të lehta, të ndryshme për secilën.

Leave a Reply