Obeziteti dhe kanceri i gjirit: Si dhjami i tepërt rrit rrezikun te femrat

Shkenca ka vërtetuar se obeziteti është një nga faktorët që mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Mjekja senologe, Edlira Rehovica, ka shpjeguar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se hormoni i estrogjenit tek femrat prodhohet jo vetëm nga vezoret, por edhe nga dhjami periferik.

Kjo do të thotë se sa më i madh të jetë niveli i dhjamit në trup, aq më shumë estrogjen prodhohet, duke e bërë organizmin më të cenueshëm ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit.

“Shtimi i sasisë së estrogjenit në organizëm përmes depozitave dhjamore mund të krijojë një mjedis më të favorshëm për rritjen e qelizave kancerogjene”, thekson mjekja Rehovica.

Ekspertët këshillojnë një stil jete të shëndetshëm, me ushqim të ekuilibruar dhe aktivitet fizik të rregullt, si mënyrë parandaluese kundër obezitetit dhe, rrjedhimisht, rritjes së rrezikut për kancerin e gjirit.

Kontrollet periodike mjekësore mbeten gjithashtu një hap i domosdoshëm për identifikimin e hershëm të çdo shqetësimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *