Orinda Huta flet hapur: Prej 15 vitesh në gjyq me familjen, më kanë kërcënuar për tokën e nënës

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka sjellë reagime të shumta edhe nga personazhet publike. Një prej tyre ka qenë edhe moderatorja Orinda Huta e cila ka rrëfyer për herë të parë betejën familjare prej më shumë se një dekade.

Përmes një postimi në “Instagram”, Orinda e prekur nga vrasja e gjyqtarit ka theksuar se kjo ngjarje është një kambanë alarmi edhe për reagimet e njerëzve të cilët kanë “përqafuar” aktin e vrasësit.

“Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror”, shkruan ajo në një postim në Instagram, duke theksuar se reagimet e tilla janë po aq shqetësuese sa vetë ngjarja.

Më tej, ajo ka zbuluar se prej 15 vitesh është në “luftë” gjyqësore me familjarët e nënës së saj për një truall i cili i takon.

“Zoti e di sa do zgjasë se akoma s’ka kaluar në shkallë të parë, jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamase time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithë pjesëtarëve”, tregon prezantuesja, duke shtuar më tej se ka marrë edhe kërcënimet nga dajat e saj.

Reagimi i Orinda Hutës:

Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjërjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 viteve e nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di sa do zgjasë se Akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi Akoma me shtetin.

Por janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’ pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakort me krimin e ta vlerësosh….KY ËSHTË FUNDI!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *