“Parashqevi Simaku i merrte burrat të tjerave, ndaj mbeti rrugëve‘- Ishte deklarata e fortë e Shqipe Hysenajt gjatë një interviste televizive.
Kjo deklaratë ka nxitur dhe reagimin e drejtpërdrejtë të Parashqevi Simakut.
Përmes një postimi në Facebook-un e saj zyrtar, këngëtarja i quan shpifjet si një rikthim të periudhës së hidhur të diktaturës, kur për të flitej me mllef dhe zili.
Këngëtarja thekson se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes pavërtetave.
“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku.
Ajo kujton se situata e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitet 1985–1988, kur shpifjet lidhnin sukseset e saj me mllef dhe zili.
Këngëtarja thekson se publiku i saj e njeh mirë dhe e di çfarë ka dhënë dhe përfaqëson.
“Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, përfundon Simaku.











Leave a Reply