Ritës i lëshohet kënga e Duas, ky është reagimi i saj

E ftuar në një emision televiziv francez, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka marrë vëmendje për shkak të një loje që drejtuesit e programit ku ishte e ftuar kishin pergatitur. Loja konsistonte në gjetjen e këngëve dhe artisrtëve pasi ato luheshin për disa sekonda.

Momenti “më kulminant” gjatë lojës u shënua kur u luajt kënga e Dua Lipës. Rita ora ishte e para nga të ftuarit që e gjeti se cila këngë ishte duke u luajtur.

Arsyeja përse kjo gjë u diskuatua shumë, qëndron në marrëdhënien mes dy artisteve me origjinë shqiptare, e cila është komentuar shpesh herë. Madje është folur edhe për xhelozi dhe rivalitet të fshehur mes njëra-tjetrës për arritjet në tregun muzikor.

Shumë shpesh dy artistet janë bërë objekte krahasimi, por megjithë teoritë dhe pretendimet Rita la të kuptohej që nuk “i mban” inat, ose ka xhelozi për Duan, kjo pasi u duk e entuziazmuar kur u luajt kënga e Dua Lipës, edhe pse pati mendime që ajo priti më gjatë se sa duhej për të thënë se cila këngë ishte edhe pse e dinte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *